Dështimi i radhës, Rama gjen fajtorin: BE nuk mban premtimet!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.06.2022, 14:36

Edi Rama ka reaguar së fundmi në Twitter, pas dështimit në Parlamentin Europian. Sipas tij, Europa nuk i ka mbajtur premtimet, por shqiptarët nuk do të dorëzohen, deri sa Shqipëria të jetë anëtare e BE-së.

Postimi i Ramës:

Vend i bukur, njerëz të këndshëm, fjalë të bukura, foto të bukura dhe imagjinoni sa bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një veprim i këndshëm… Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit