REKORD: 52 GRADË CELCIUS | Në Iran regjistrohet një nga ditët më të nxehta!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.06.2022, 13:00

Irani, sapo regjistroi një nga ditët më të nxehta që nga fillimi i pranverës. Nëse po filloni të shqetësoheni për motin , nuk jeni të vetmit, sepse temperaturat e larta si ato të regjistruara në Iran këtë javë, janë vërtet shqetësuese. Sipas OKB-së, temperaturat në rritje nuk po merren mjaft seriozisht.

Në Abadan, temperatura arriti në 52.2 gradë C, ndërsa në qytete të tjera të Iranit 50 gradë C.

Një qytetar i shqetësuar për temperaturat në vijim tha:

Është në fakt dita e fundit e pranverës sipas kalendarit diellor persian. Vera nuk ka ardhur akoma!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit