Protestoi “topless” për të drejtat e kafshëve, modelja e faqes për të rritur kërcohet me përdhunim dhe vdekje

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.06.2022, 08:38

Tash Peterson është një modele e faqes për të rritur, OnlyFans e cila zhvesh trupin e saj në këmbim të lekëve, ndërsa njihet edhe si një aktiviste vegane që është kundër keqtrajtimit të kafshëve.

Mirëpo bukuroshja është përballur me kërcënime për vdekje e përdhunim dhe kjo për shkak të protestave të saj “topless”, në favor të të drejtave të kafshëve.

Sipas autoriteteve të Australisë Perëndimore, Tash Peterson, është një figurë dëmtuese për vendin.

“Daily Star” shkruan se Peterson nuk ka kërkuar falje për protestat e saj ku është shfaqur “topless”, ku ka protestuar për një dietë pa mish.

28-vjeçarja ka folur pa doreza në një intervistë të fundit, ku ka rrëfyer për kërcënimet me vdekje dhe abuzimet që merr në internet nga burra dhe gra në mbarë botën.

"Më thanë të vrisja veten. Unë në fakt kam pasur kërcënime të drejtpërdrejta nga njerëz që thanë se do të vinin në shtëpinë time dhe do të më përdhunonin dhe më vrisnin”, ka thënë ajo.

Tash dhe i dashuri, Jack Higgs, janë përballur gjithashtu me disa kërcënime të pazakonta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit