Mamaja harron djalin në makinë, 5-vjeçari vdes nga temperatura 38 gradë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.06.2022, 01:17

Një djalë 5-vjeçar vdiq brenda një makine në Teksas të hënën, ndërsa familja e tij po përgatitej për festimin e ditëlindjes së vëllait të tij më të madh. Fëmija u la gabimisht në automjetin jashtë shtëpisë së familjes Harris County për shumë orë ndërkohë që temperaturat jashtë u rritën deri në 38 gradë.

Nëna e djalit ishte kthyer në shtëpi me dy fëmijët e saj dhe mendoi se edhe fëmija i saj i vogël kishte dalë vetë nga makina. Pasi kaluan dy ose tre orë nëna e djalit e kuptoi se 5-vjeçari ishte zhdukur dhe ajo vrapoi drejt makinës dhe pa se ai ishte ende në sediljen e pasme por i pajetë.

Burimi:nypost. Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit