Nuk përballoi dot ndarjen nga gruaja, kush është 58-vjeçari që u gjet i mbytur në Vjosë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.06.2022, 21:46

Më herët gjatë ditës u njoftua se një 58-vjeçar është gjetur i pajetë përgjatë rrjedhës së Vjosës në afërsi të fshatit Piskovë. Mësohet se viktima i cili ishte shpallur i zhdukur që prej 18 qershorit është Agim Pelushi. Trupi është nxjerrë nga lumi dhe është dërguar në morgun e qytetit për ekzaminimet e mëtejshme. Familjarët e Pelushit kanë deklaruar se 58-vjeçari ishte larguar nga shtêpia pasi kishte çrregullime psikike e kishte nevojë për ndihmë mjekësore të vazhdueshme.

Para policisë ata janë shprehur se gjendja psikologjike e Agim Pelushit ishte më e rënduar së fundit pas divorcit me bashkëshorten. Ai ka jetuar kryesisht në Greqi ku edhe ka punuar për dy dekada.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit