E tmerrshme: Vajza e vogël rrihet mizorisht nga një burrë në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.06.2022, 20:49

Një rast i rëndë që është publikuar në rrjetet sociale e në mediat kosovare ka shqetësuar shumë qytetarë.

Në videon që po qarkullon në mediat online, shihet një vajzë e vogël se si po dhunohet fizikisht nga një burrë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në parkun “Tauk Bahçe” në Prishtinë, ku burri që ka rrahur mizorisht vajzën e mitur duket se është familjar ose i njohur i saj.

Siç mund të shihet në video, derisa vajza tenton të mbrojë fytyrën, burri vazhdon ta godasë me sa ka fuqi vajzën edhe në kokë.

Këto pamje janë publikuar sot në rrjetet sociale, derisa nuk dihet saktësisht se kur ka ndodhur rasti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit