Sulmohet fizikisht roja i spitalit të përgjithshëm të qytetit të Shkupit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.06.2022, 20:18

Është sulmuar fikisht në vendin e punës, roja – portieri i spitalit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.

Rastin e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshm.

“Me datë 21 qershor 2022 në ora 15.00 në Stacionin Policor Qendër, personi me iniciale B.Sh.(37 vjeçar) nga Shkupi ka raportuar se me datë 20.06.2022 rreth orës 16:00 në vendin e tij të punës, si roje – portier në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit të Shkupit “Shën Naumi i Ohrit”, është sulmuar fizikisht nga një person”, njofton MPB.

Aktualisht rasti është nën hetime, i njejti është dokumentuar dhe po punohet në zbardhje të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit