Castilla-La Mancha ka regjistruar rastin e parë të kolerës në Spanjë që nga viti 1979. Sipas mediave spanjolle e infektuar me kolerë është një grua nga Madridi që ka pirë ujë nga një pus në provincën e Toledos. Kjo grua ka treguar se pasi ka pirë ujë në fermën Castilla-La Mancha është shtruar në spital por tani ka dalë nga spitali pasi gjendja e saj nuk është e rëndë.
Kolera është një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteri Vibrio cholerae, transmetimi më i zakonshëm i të cilit ndodh përmes kontaktit të drejtpërdrejtë midis njerëzve dhe ndotjes së ujit dhe ushqimit. Edhe pse në Spanjë nuk është regjistruar asnjë rast i kolerës që nga viti 1979, ajo është më e shpeshtë në vendet e pazhvilluara. Kështu, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në mbarë botën çdo vit regjistrohen nga 1.3 deri në 4 milionë infeksione, duke shtuar nga 21.000 deri në 143.000 vdekje.
Rasti i fundit i kolerës i regjistruar në Spanjë daton në vitin 1979, një shpërthim që preku 264 persona, kryesisht nga Malaga. Ky shpërthim, i cili filloi në Melilla, ndoqi rrugën e emigrimit, duke regjistruar raste në Navarra dhe Barcelonë.