Nuk e votoi Trustin, Kusari Lila tha se e di ku planifikuan t’i shpenzojnë qytetarët paratë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.06.2022, 18:42

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila e cila pati ndikim që të ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës pikërisht kur do të votohej pika për projektligjin e Trustit, ka thënë se “e di se si e kanë projektuar qytetarët që t’i shpenzojnë paratë e tërhequra”.

Kusari – Lila në një konferencë për media, tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka treguar qëndrimin e saj se nuk e mbështet propozimin për tërheqjen e parave nga Trusti Pensional.

“Sot ajo që ndodhi në seancë ishte humbja e kuorumit nga mospjesëmarrja e opozitës, nuk ishte mazhoranca ajo që e bllokoi, ishte opozita që nuk ishte aktive për pikat në agjendë që ishin sot. Mazhoranca është deklaruar për qëndrimin e saj, LVV ka treguar se nuk e mbështet propozimin për tërheqjen e kursimeve pensionale. Kjo ka të bëjë për ruajtjen e mirëqënies qytetare për kohën kur ju duhen këto mjete”, ka thënë ajo.

Madje, Kusari – Lila ka pretenduar se e di se ku do t’i harxhojnë qytetarët paratë e tërhequra.

“Unë e kuptoj tendencën dhe ndjenjen se gjithë që kanë fonde në Trust, kanë projektuar se ku do t’i shpenzojnë ato por ky është parashikim afatshkurtër, me pasoja afatgjata, me shkatrrimin e sistemit të Trustit dhe me pasoja në Tregun në Kosovë”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, nga PDK më herët deklaruan se Mimoza Kusari – Lila ndikoi te kryeparlamentari Glauk Konjufca që ta ndërprejë seancën.

Ndryshe, seanca e së mërkurës në të cilën ishte paraparë shqyrtimi i tërheqjes nga Trusti e mbajtur të mërkurën është shtyrë për të enjten. Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se seanca do të nisë të enjten në orën 10:00.

Nga seanca e dytë e së mërkurës për shkak të mungesës së kuorumit nuk u shqyrtua asnjë pikë e rendit të ditës, me përjashtim të asaj për akcizën në produktet e duhanit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit