“S’ka Trust, çfarë Trusti, e ndërprejë edhe ditën e mirë”- Fjalët e Konjufcës para mbylljes së seancës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.06.2022, 18:01

Derisa po prisnin Projektligjin për Trustin, Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se sot në Kuvend nuk ka votim për Projektligjin për Trustin.

Pas dështimit të votimit për Projektligjin për KPK-në, Konjufca u tha deputetëve se nuk ka Trust, por votoni projektligjet ose e ndërprejë seancën edhe ecim ka shtëpia të gjithë.

“Nëse nuk kalon edhe Ligji tjetër, e ndërprejë seancën se nuk ka kuptim kshtu. Çfarë Trusti, votoni për Projektligje. S’ka Trust, çfarë Trusti, ose funksionon Kuvendi, ose nuk funksionon, çfarë Trusti”, tha fillimisht Konjufca.

Tutje Kryeparlamentari shtoi se Kuvendi nuk funksionon kështu, të bëhet ashtu siç duan deputetët.

“Po e ndërprej vlla, edhe ditën e mirë. Mos bëni hajgare kështu, ose qysh dua unë, ose s’funksionon Kuvendi, kështu nuk ka”, u tha Konjufca deputetëve.

“Nuk ka kuorum Kuvendi për të vazhduar. Shihemi nesër në orën 10:00”, tha Konjufca krejt në fund.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit