Pamje të rënda nga Tirana/ Burri godet me grushta dhe kap prej flokësh gruan brenda makinës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.06.2022, 17:22

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në vendin tonë, dyshohet në autostradën Tiranë-Durrës. Një grua është dhunuar brenda një makine nga një burrë.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, të cilat janë bërë virale në rrjetet sociale, burri, i ulur në vendin e shoferit godet fort dhe kap prej flokësh gruan, e cila e pafuqishme nuk bën dot asgjë.

Nuk dihet përse ka ndodhur sherri, por kjo dhunë është e pajustifikuar.

Videoja është postuar në disa profile në Tik-Tok, teksa bëhet me dije se është shpërndarë për herë të parë nga një ish-konkurrent i Përputhen.

Pamjet janë publikuar me targën e mbuluar çka e bën të vështirë identifikimin e personit që po ushtron dhunë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit