Aksident i rëndë te konviktet, lëndohen 6 persona

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.06.2022, 17:01

Një aksident trafiku është shënuar pak minuta më parë në afërsi të Qendres Studentore.

Në fotot e siguruara nga gazeta Insajderi shihet se në këtë aksident i përfshirë është edhe një autobus ndërurban “24 yjet”.

Gjithashtu në aksident janë të përfshira edhe një kombi dhe një veturë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili tha se të lënduar janë 6 persona.

“Rreth orës 15:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy vetura, ndërkaq deri më tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Borovci.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit