Edi Rama dështon përfundimisht: Askush nuk sjell satelitë për Shqipërinë!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.06.2022, 16:15

“Shqipëria do të ketë “sy” edhe nga hapësira,” – kështu deklaroi Edi Rama nga foltorja e Kuvendit më 14 tetor 2021, duke u premtuar shqiptarëve se në vitin 2022, Shqipëria do të dërgojë në orbitë, dy satelitë, të emërtuar “Albania 1 dhe Albania 2”.

Asokohe Rama parashikoi që sateliti i parë të lëshohej në mars 2022 dhe sateliti i dytë rreth dy muaj më pas, në qershor. Të gjithë qeshën me deklaratën e kryeministrit që aspiron një Shqipëri në orbitë.

Deklarata bëri bujë, teksa u bë meme edhe në rrjetet sociale, por ajo që vlen të thuhet është se Rama nuk e mbajti fjalën dhe satelitët e Shqipërisë nuk u panë në muajt kur Rama parashikoi ti shpaloste në hapësirë.

Tenderi për satelitët dështoi përsëri, teksa afati i fundit ishte ai i datës 20 qershor, ku asnjë firmë nuk bëri ofertë për të sjellë satelitë për kryeministrin tonë. Objekti i kontratës me titull “realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar shërbimi satelitor), për një periudhë 3 vjeçare”, kishte një fond limit TVSH 7.2 milionë USD dhe është anuluar.

Këtë e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e cila deklaroi se është anuluar procedura e tenderit për ngritjen e satelitëve, pasi nuk ka pasur asnjë ofertë të paraqitur.

Ndërkohë mësohet se pasi dështoi të bënte realitet fantazinë e Ramës, Adrian Kamenica, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes i cili nuk realizoi projektin e satelitëve “Albania 1 dhe Albania 2” është shkarkuar nga detyra.

Mësohet se në vend të Kamenicës është emëruar një grua, emri i së cilës është Geraldina Prodani. Urojmë që kjo e fundit të vërë motorët në punë dhe të realizojë ëndrrën e Ramës që Shqipëria të ketë në hapësirë satelitët e saj dhe shqiptarët të kenë një ‘sy’ në orbitë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit