Konfiskohen rreth 100 kg produkte të mishit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.06.2022, 16:21

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të “Prodhimit, vënies në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor” në Klinë.

Është arrestuar një person i dyshimtë, pasi që gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur duke u transportuar produkte të ndryshme të mishit, 96 kilogramë pa plotësuar kushtet minimale për transport.

Inspektorët e AUVK-it, kanë bërë asgjësimin e produkteve.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit