Çmimet e derivateve sot nuk ndryshojnë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.06.2022, 15:37

Çmimet me pakicë për benzina EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, derivati naftës EURODIZEL (D-E V) dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë, ndërsa mazuti M-1 NS lirohet për 1,447 denarë për një kilogramë dhe tani është 55,291 denarë, vendosi sot KRRE-ja.

Me vendimin e sotëm të KRRE-së, që hynë në fuqi që nga mesnata, kryhet zvogëlim të çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare prej 0,51 për qind në krahasim me vendimin e dates 20 të këtij muaji.

Çmimi i EUROSUPER BS-95 edhe më tej mbetet 110 denarë për një litër, ndërsa 112 të EUROSUPER BS-98, 110 denarë të EURODIZEL BS (D-E V), ndërsa 107 denarë të vajit ekstra.

Kursi i denarit në krahasim me dollarin në periudhën e kaluar me të cilat u krijuan çmimet me përllogaritjen paraprake është më I lartë për 0,360 për qind.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit