U kap me 24 kg heroinë në Itali, shqiptari i arrestuar rezulton një ish-efektiv policie

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.06.2022, 15:21

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 50-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave italiane mësohet se i prangosuri është shtetasi i identifikuar si Fatos Hasku, një ish-efektiv policie.

Ky i fundit u prangos në portin e Ancona-s, pasi iu ushtrua një kontrolli nga karabinierët.

Shqiptari kishte në mjetin e tij 43 pako, të cilat pas peshimit u zbuluan se përmbanin 24 kg heroinë.

Pakot e drogës ishin fshehur brenda makinës së tij tip “Mercedes”.

Shqiptari u fundos nga kontrolli në skaner në Ancona.

Policia italiane i sekuestroi shqiptarit makinën bashkë me drogën.

Hasku ka punuar si efektiv në policinë kufitare, por në muajin maj të këtij viti është larguar nga detyra.

Në vitin 2017 ai rezulton të jetë vënë nën hetim për përfshirje në trafikun e drogës.

Tashmë po punohet për të gjetur bashkëpunëtorët e Haskut në Itali.

Nuk dihet ende se kush e priste drogën nga ish-efektivi shqiptar në vendin fqinj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit