Aleksandër Vuçiç: Fola me Ramën, do ikim nesër në samitin e BE-së!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.06.2022, 14:34

Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë nesër në samitin e Bashkimit europian. Sipas Vuçiçit, kjo ka ardhur edhe pas bisedës me Ramën. Kujtojmë se Rama e konfirmoi më herët pjesëmarrjen në samitin e Bashkimit Europian.

Vuçiç shkruan:

Duke pasur parasysh se Republika e Serbisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut përfaqësojnë vazhdimisht interesat e qytetarëve të tyre dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në të gjitha forumet relevante ndërkombëtare, vendimi për pjesëmarrjen dhe qasjen e përbashkët në samitin e Brukselit është një tjetër hap në përparimin e vendit tonë”, por edhe një sinjal i qartë se përkundër pengesave të shumta, ne vazhdojmë të japim një kontribut konstruktiv në rrugën e integrimeve evropiane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit