Janë me tetë këmbë, gjatë gjumit merimangat Demodex bëjnë seks në fytyrën e njeriut

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.06.2022, 13:44

Studimet kanë treguar se fytyra e të rriturve është e mbushur nga shumë Araknide mikroskopike të cilat jetojnë në poret e fytyrës dhe në gjëndrat e flokëve.

Demodex është një merimangë mikroskopike që jeton në lëkurën e njeriut.

Ideja e marimangave me tetë këmbë që bëjnë seks në fytyrën dhe thithkat tuaja gjatë gjumit mund të tingëllojë si një film horror.

Merimangat jetojnë të izoluara, pa ekspozim ndaj kërcënime të jashtme.

Dhe ndërsa merimangat kanë humbur aftësinë e tyre për të prodhuar melatoninë – një përbërës që i bën jovertebrorët aktivë gjatë natës – ato ende mund të ushqejnë seancat e tyre të çiftëzimit në mbrëmje duke përdorur melatoninën e sekretuar nga lëkura e njeriut.

Merimangat gjithashtu kanë zakone të çuditshme çiftëzimi për shkak të rregullimit të tyre unik të gjeneve.

Meshkujt kanë një p*nis që zgjatet lart, që do të thotë se ata duhet të pozicionohen poshtë femrës, ndërsa të dy ngjiten mbi flokët e njeriut.

Një nga gjenet e tyre është përmbysur, duke u dhënë atyre një rregullim të zgjatur të shtojcave të gojës për mbledhjen e ushqimit.

Demodekoza është një sëmundje e lëkurës që shkaktohet nga një merimangë e vogël që nuk mund të shihet me sy.

Kjo merimangë jeton poshtë në rrënjët e qimeve.

Krijesat janë shumë reale dhe po bëhen organizma kaq të thjeshtuara saqë së shpejti mund të ‘bëhen njësh me njerëzit’ sipas një studimi të ri, shkruan media britanike Dailymail.

Shkencëtarët nga Universiteti Kombëtar në Irlandë kanë gjetur fakte, në bazë të të cilave theksojnë se skuqjen e fytyrës mundet ta shkaktojë merimanga që jetojnë në lëkurën e fytyrës.

Merimanga Demodex folliculorum barten nga pothuajse çdo njeri në fytyrë, qerpikë duke lëvizur midis folikulave në kërkim të një partneri.

Studiuesit nga Universiteti i Reading kanë treguar gjenomin e një merimange për herë të parë dhe përshtatshmëria po i bën ata të largojnë gjenet dhe qelizat e panevojshme.

Por studiuesit janë të shqetësuar pasi merimangat po shkojnë drejt një trazicioni nga parazitë të jashtëm në 'simbiome të brendshme' me pak fjalë po jetojnë brenda nesh.

Merimangat janë vetëm 0,01 inç (0,3 mm) të gjata dhe transmetohen gjatë lindjes, teksa ato ushqehen me yndyrën që prodhojnë poret. Ky studim është zhvilluar në Pekin.

Numri i këtyre ‘merimangave’ shkon në 2.5 milionë të cilat jetojnë në trupin tonë në çdo kohë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit