Arben Ahmetaj: Shqipëria do marrë 90 milionë euro borxh!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.06.2022, 13:31

Arben Ahmetaj, zv/kryeministri, i cili raporton për një rritje ekonomike galoponte në Shqipëri, ka thënë sot se qeveria ka marrë 90 milionë euro borxh.

Mësohet se një shumë prej 30 milion eurosh është marrë për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë.

Gjithashtu, në javët që vjen do të pasohet me një tjetër kredi prej 30 milion eurosh, për sektorin e bujqësisë, kryesisht tek peshkimi, ndërsa 30 milion euro të tjera kredi, sipas tij do të shkojnë, për mirëmbajtjen dhe rifreskimin e flotës së emergjencave civile.

Ahmetaj tha:

Një shumë prej 30 milion eurosh për rrjetin e energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë. Pjesë e angazhimit prej 90 milion euro kredi. Do pasohet me 30 milion tjetër për kredi për peshkimin dhe 30 milion tjetër për rifreskimin për flotën e emergjencave civile.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit