Këngëtarja e njohur: Më mirë të vdes sesa të mos kem fëmijë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.06.2022, 13:21

Këngëtarja e njohur në botë, Billie Eilish është mjaft e pëlqyer për publikun e huaj, por edhe për të rinjtë shqiptarë.

Në një intervistë të dhënë kohët e fundit, Eilish ka shprehur dëshirën e saj të madhe për tu bërë nënën në të ardhmen.

Gjatë një interviste për Sunday Times, ylli 20 vjeçar i muzikës pop shpjegoi se gjithmonë dëshironte të kishte fëmijë dhe se të bëhej prind ishte një nga qëllimet e saj kryesore në jetë.

“Më mirë do të vdisja se sa të mos kisha fëmijë. Unë kam nevojë për ta. Sa më shumë rritem, aq më shumë i përjetoj gjërat, thjesht mendoj, uf, çfarë do të bëj kur fëmija im të mendojë se kjo është gjëja e duhur që duhet bërë dhe unë them ‘jo nuk është’ Dhe ata nuk do të më dëgjojnë mua”, tha ajo.

Këngëtarja e “Bag Guy” vazhdoi duke thënë se ishte e frikësuar për mangësitë e mundshme që do të përjetonin fëmijët e saj të ardhshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit