Arsyeja e vrasjes së të riut në Maliq/ 18-vjeçarja: Martini më dërgoi ftesë në ‘Facebook’, nuk ia kam parë fytyrën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.06.2022, 12:41

Rreth orës 23:00 të datës 12 Qershor 2022, i riu Martin Çeço doli nga banesa e tij për të mos u kthyer më, teksa më pas u gjet i pajetë në një rezervuar. I ndjeri ishte vrarë përpara se të hidhej në liqen, ndërkohë që policia ka vënë në pranga 3 autorët e dyshuar, konkretisht Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj akuzohen për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim. Sot ka folur 18-vjeçarja Martina P. e cila sipas policisë është motivi kryesor i ngjarjes, pasi dyshohet se kishte një lidhje paralele dhe me njërin prej autorëve të krimit dhe me viktimën. Në një deklaratë për mediat, e reja mohoi të kishte pasur lidhje me 26-vjeçarin Martin Çeço dhe madje deklaroi se nuk e njihte fare.

Martina P.:

Nuk jam në shkollë. Mbledh lule. Erdhi na mori policia se unë nuk dija gjë fare, më thanë për një sqarim dhe ne shkuam. Nuk e njihja fare Martin Çeçon, nuk kisha biseduar me të. Fare. Më kishte çuar ftesë në Facebook dhe unë nuk e pranova se nuk e njihja. Kishte çuar një mesazh, por unë nuk ia kheva. Nuk e kam parë as në fytyrë, thjesht në telefon. Valter Mollën e njoh, është nga fshati jonë. Është këtu me ne, na ndihmon. Policia më thoshte trego për Martinin, do të çojmë në burg dhe thashë për Valter Mollën. Më thoshin që trego, unë s’dija asgjë. Çfarë të tregoja për Martinin dhe nga frika e pranova akuzën. Valter Molla dhe Lefter Molla nuk ishin aty kur po flisja me policët, erdhën më vonë. Mua nuk më bashkuan fare me ta. Kam vite që i njoh, këtu kanë jetuar, na kanë ndihmuar, i ndihmonim. Ngaqë e kishim babain e sëmurë. Bledi Angjo ishte çobani i Valit. Nuk e di çfarë marrëdhënie kishin se unë kisha një vit që isha zënë me Valin se nuk i vajta një ditë në punë. Martin Çeço nuk kanë pasur lidhje fare me Valter dhe Lefter Mollën. Nuk kishin lidhje ata me Martinin. Nuk kam pasur lidhje me Valterin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit