Bordi i Ramës e mban 261 lekë litrin, çmimet e naftës në bursë bien në nivelin më të ulët në një muaj

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.06.2022, 12:08

“Nuk ka lidhje me furnizimin, por me zhdoganimin, që domethënë kur karburanti del nga depozitat për të shkuar nëpër pika, zhdoganohet në bazë të çmimit në bursë” kështu u shpreh Rama në mars të këtij viti, në kohën kur nafta nisi të pësojë rritje rekord të çmimit.

Por si duket kjo deklaratë nuk reflektohet në realitet dhe nuk është aspak e vërtetë, pasi Bordi i Transparencës po vendos çmimet pa marrë parasysh çmimin në bursë.

Çmimet e naftës u ulën ndjeshëm këtë të mërkurë në tregun ndërkombëtar, teksa ranë në nivelin e tyre më të ulët në rreth një muaj, kjo ndoshta të nxitur nga frika e recesionit.

Një fuçi (159 litra) e tipit Brent të Detit të Veriut kushtoi 110,75 dollarë mëngjesin e së mërkurës, 3,90 dollarë më pak se të martën.

Çmimi i një fuçie nafte amerikane WTI ra me 4,08 dollarë në 105,44 dollarë. Mirëpo pavarësisht uljes në bursë, në Shqipëri, çmimi i naftës vijon të jetë në një nivel rekord prej 261 lekë për litër naftë duke treguar kështu se Bordi i Transparencës nuk vendos çmimet e naftës për shqiptarët në bazë të bursës siç thoshte kryeministri pak javë pasi nisi lufta në Ukrainë, por siç u leverdis anëtarëve të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit