E FUNDIT/ Bullgaria gati të heqë veton për Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.06.2022, 11:48

Bullgaria është gati të heqë veton për Maqedoninë e Veriut. Njoftimi është bërë nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi .Parlamenti bullgar sot (22 qershor 2022) do të diskutojë propozimin francez për heqjen e vetos për integrimet evropiane të Maqedonisë dhe qeveria maqedonase do të njoftojë nëse kryeministri Dimitar Kovaçevski do të marrë pjesë në Samitin e Brukselit.

Njoftimi nga Varhelyi:

“Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenonine e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut.

Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit