Sherr mes adoleshentëve në Këlcyrë, 17-vjeçari i ngul thikën 18- vjeçarit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.06.2022, 11:20

Një sherr i përgjakshëm është regjistruar në Këlcyrë. Një 17-vjeçar ka goditur me thikë një 18-vjeçar. Ky i fundit ka përfunduar në spital, ndërsa autori i sulmit në polici. Ngjarja ka ndodhur pas një sherr për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 17 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi mbrëmjen e djeshme, në Këlcyrë, ka goditur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasin M. J., 18 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit