Disa menduan që është UFO, në qiellin e Zelandës së Re shfaqet “spiralja” misterioze

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.06.2022, 10:45

Qielli i Zelandës së Re u ‘pushtua’ nga një spirale misterioze.

Kjo e fundit, e jashtëzakonshme me dritë ngjyrë blu ka shkaktuar habi tek vëzhguesit e yjeve.

Shumë mendojnë se mund të ketë qenë UFO, ndërsa disa teori të tjera flasin për vrimat e zeza.

Por në fakt sipas mediave të huaja, spiralja u krijua nga shkarkimi i karburantit u bë nga një përforcues i SpaceX Falcon 9 i cili sapo kishte nisur një satelit në hapësirë.

Profesor Richard Easther, nga Universiteti i Auckland, shpjegoi shkakun e mundshëm të shfaqjes së jashtëzakonshme të dritës blu në qiell që krijoi spiralen e çuditshme.

"Me aq sa mund të themi është krijuar nga dielli që kap shkarkimin [tymrat] nga faza e dytë e një rakete SpaceX që u rindez rreth një orë pasi ishte vendosur në orbitë në Kepin Canaveral,"-tha ai për TV3.

SpaceX i Elon Musk ende nuk ka konfirmuar ende nëse fshihet pas fenomenit, por mendohet se përgjegjësi për këtë mund të ketë raketa Falcon 9 që mbante një satelit Globalstar DM15.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit