I tha shqiptarit të kthehet në vendin e tij të derrave, polici gjerman hetohet për racizëm

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.06.2022, 10:06

Më 14 qershor 2022 në mediat gjermane u publikua një video që ishte regjistruar në vitin 2020 ku dëgjohej një polic gjerman teksa fyente dhe përbuzte një shqiptar.

Sipas hessenschau.de, autoritetet kanë nisur një hetim ndaj policit në fjalë, ndërsa videoja është xhiruar nga personi i abuzuar.

"Hiqe celularin tënd të ndyrë," i thotë oficeri një burri me një xhaketë jeshile të errët.

“Jo, jo”, përgjigjet burri me inat dhe vazhdon të filmojë me celularin e tij.

“Ik shoku. Përndryshe do ta harroj veten. Kthehu në vendin tuaj të derrave".- i thotë polici.

Shtabi i policisë Qendrore të Hessen-it tani ka konfirmuar se video është e vërtetë dhe polici është një oficer 34-vjeçar nga Giessen, i cili është akoma në detyrë.

Pas akuzës për racizëm kundër oficerit gjerman, të selisë qendrore të policisë së Hesse, zyra e prokurorit publik po merr përsipër hetime më komplekse.

Personi që dyshohet se është prekur nga ngjarja ndodhet në Shqipëri, gjë që e ndërlikon hetimin, tha të martën një zëdhënës i autoritetit hetimor në Giessen.

Për të qenë në gjendje ta pyesin atë, duhet të përfshihen autoritetet përgjegjëse në vendin ballkanik. Sipas komisariatit të policisë, efektivi është identifikuar.

Prokuroria publike po heton zyrtarin policor për shkak të dyshimit fillestar për fyerje dhe nxitje të urrejtjes. Po ashtu, po vijojnë hetimet disiplinore, ka bërë të ditur zëdhënësi i komisariatit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit