Dyshohet për granatë dore, dëmtohen 3 vetura

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.06.2022, 09:02

Në lagjen “Dardania” në komunën e Prishtinës po dyshohet se dikush ka hedhur një granatë dore në rrugë.

Si pasojë e kësaj tri vetura të parkuara kanë pësuar dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ka dal Policia e Kosovës e cila ka rrethuar vendin e ngjarjes me shirit.

Nuk dihet ende arsyeja e këtyre veprimeve.

Pamjet e publikuara nga gazeta kosovare indeksonline tregojnë vendin ku ka ndodhur ngjarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit