Nga Durrësi në Itali, kapet me heroinë 50-vjeçari shqiptar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.06.2022, 08:38

Policia italiane ka vënë në pranga një 50-vjeçar, pasi ky i fundit u kap me kokainë në Portin e Ankonës.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari kishte në mjetin e tij 43 pako, të cilat pas peshimit u zbuluan se përmbanin 24 kg heroinë.

Ai i kishte fshehur pakot në brendësi të makinës së tij tip 'Mercedes'.

Shqiptari zbriti nga një anije e nisur nga Durrësi, teksa mjeti i tij i është nënshtruar kontrollit nga Guardia di Finanza është zbuluar dhe prania e drogës, e cila ishte e ndarë në 43 pako.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit