Humbi betejën kundër Depp, Amber Heard rezulton femra më e bukur në botë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.06.2022, 07:29

Amber Heard ka qenë e martuar me aktorin Johnny Depp, por pas krisjes së marrëdhënies së tyre, çifti përfundoi në gjykatë ku Heard doli e humbur.

Edhe pse nuk fitoi betejën kundër Depp, Amber Heard rezulton femra më e bukur në botë.

Këtë e ka bërë të ditur një shkencëtar.

The Daily Star shkruan se sipas Dr Julian De Silva, i cili punon në Qendrën për Kirurgjinë e Avancuar Kozmetike dhe Plastike të Fytyrës në Londër, përdori teknika të avancuara të hartës së fytyrës për të zbuluar se kush ka fytyrën më të bukur në botë.

Hulumtimi u krye në vitin 2016 dhe përdori raportin e artë grek të bukurisë prej 1.618, i referuar gjithashtu si 'Phi'.

Raporti përcakton proporcionin "perfekt" të tipareve të fytyrës. Amber Heard shënoi 91.85 për qind të lakmueshme sipas testeve.

“Grekët zbuluan se raporti ndodh kudo në natyrë dhe për mijëra vjet është menduar se mban formulën sekrete të fytyrave më të bukura në botë”, tha Dr Julian, duke folur për US weekly në atë kohë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit