Paralajmërohen turistët në Spanjë: Gjobë deri në 785 dollarë nëse urinoni në det

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.06.2022, 01:15

Një qytet në Spanjë e ka vendosur urinimin në det si një vepër të dënueshme dhe kushdo që kapet duke urinuar mund të dënohet me një gjobë të madhe. Këshilli i Vigos në rajonin e Galicisë zbatoi vendimin e ri në një përpjekje për të pastruar plazhet pasi shifrat turistike vazhdojnë të rriten pas pandemisë. Kështu vizitorët por dhe vendasit, të cilët shihen duke urinuar do të përballen me një gjobë deri në 640 £ (785 dollarë).

Por ndërsa autoritetet kanë përditësuar rregulloret për të ndaluar urinimin në det ende nuk ka asnjë lajm se si do ta zbatojnë atë. Nuk do të jetë një detyrë e lehtë duke pasur parasysh se urinimi në det është shpesh një punë e fshehtë. The Telegraph raporton se rregullat e reja përfshijnë edhe gjoba për përdorimin e sapunit në ujë në plazh, lënien e mbeturinave në rërë dhe përdorimin e barbekjuve, bombolave ​​të gazit apo rreziqeve të tjera të zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit