Shqiptari shkon me traget në Itali, në Mercedes kishte fshehur 24 kg kokainë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.06.2022, 00:42

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi kishte fshehur 24 kg kokainë në makinën e tij brenda tragetit. Sipas mediave italiane shqiptari u vu në pranga gjatë një operacioni antidrogë të kryer nga Guardia di Finanza brenda portit Doric. Droga ishte e ndarë në 43 pako. 50-vjeçari, i konsideruar nga hetuesit si një “korrier” i përdorur vetëm për transportimin e drogës, u ndalua nga policia pasi trageti mbërriti në port. Ai sapo kishte zbritur nga trageti nga Durrësi, kur Mercedesi i tij u kontrollua nga policia. Kokaina u gjet në një ndarje në sediljen e pasagjerit. Makina u sekuestrua së bashku me drogën dhe 50-vjeçari përfundoi në burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit