Gjahtari qëllon ariun e murrmë në pyll, ai hakmerret dhe e sulmon për vdekje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.06.2022, 23:03

Një gjuetar 62-vjeçar është vrarë nga një ari që e plagosi për vdekje në Rusi. Nê media thuhet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrethin Tulun të rajonit të Irkutsk. Gjuetari i paidentifikuar besohet se ka qëlluar dhe plagosur grabitqarin nga një platformë në një pemë. Duke besuar se ariu i murrmë kishte vdekur, ai zbriti nga pema por u sulmua për vdekje nga ariu i murrmë.

Gjuetari, i cili ishte raportuar i zhdukur u gjet pasi ishte organizuar një grup kërkimi në rajonin e Siberisë. Kufoma e kafshës u gjet 50 metra larg vendit ku burri vdiq. Kafka e gjahtarit u dëmtua dhe ai pësoi plagë të shumta në trup.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit