Shqiptari kapet me 5 kg kokainë në Holandë: U nisa të takoj një vajzë që njoha në TikTok

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.06.2022, 21:58

Një 30-vjeçar shqiptar mund të përballet me tre vite burg pasi është kapur duke transportuar 5 kg kokainë. Mediat holandeze bëjnë me dije se ishin kamerat që kapën më 14 mars të këtij viti një Opel Insignia që kaloi. Oficerët ndaluan makinën dhe gjetën pesë kilogramë kokainë në një hapësirë ​​të fshehur nën kroskot. Ka dyshime se shqiptari i cili drejtonte makinën është i përfshirë në kontrabandën ndërkombëtare të drogës. Shqiptari i tha policisë se ishte rrugës për në Dyseldorf ose Duisburgu por nuk e mbante mend mirë. Në gjykatë ai tha se kishte humbur rrugên pasi ishte nisur të takonte një vajzë që kishte njohur nê TikTok. Më tej ai ka deklaruar se makinën e kishte marrë hua nga një i panjohur në Gjermani. Por kjo nuk ishte bindëse për gjykatësin i cili pyeti:

A nuk është e çuditshme që dikush që nuk e njeh të jep hua një makinë?

Ndërkohë shqiptari i tha:

Kjo nuk është e pazakontë për standardet shqiptare kur takohesh jashtë vendit.

Avokati i shqiptarit i tha gjykatës se klienti i tij nuk e kishte idenë që droga ishte fshehur në makinë.

Ai nuk e kishte idenë se kishte një hapësirë ​​të fshehur në makinën që mori hua. Klienti sigurisht që nuk e dinte që përmbante pesë kilogramë kokainë.

Në makinën që drejtonte 30-vjeçari kishte një ndarje të fshehur. Oficerët gjetën një tel. Pas hetimeve, rezultoi se ajo hapësirë ishte e aksesueshme përmes një truku të atillë ku fillimisht duhej ndezur motori, më pas duhej ndezur ngrohja e xhamit të pasmë dhe më pas vendosej një magnet. Në kroskot policia gjeti pesë pako me kokainë e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte shifrën e 350 mijë eurove. Shqiptari në fund të seancës tha:

Nëse jeni të bindur se realisht kam qenë në dijeni për drogën në makinë, ju kërkoj të mos më dënoni me tre, por me tridhjetë vjet burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit