Një zjarr i madh shpërtheu në një kishë në Teksas të premten, duke rrafshuar ndërtesën dhe duke shkatërruar pothuajse gjithçka brenda – përveç një kryqi që ishte ende në këmbë mes mbeturinave të djegura. Zjarri shpërtheu në Kishën Baptiste Balsora në Bridgeport dhe e përfshiu shpejt strukturën, sipas Departamentit Nr. 2 të Shërbimeve të Emergjencave të Qarkut Wise.
Ndërsa flakët u shuan dhe tymi u largua, zjarrfikësit dalluan shenjën e shpresës që qëndronte ende në këmbë. "Një humbje shkatërruese për komunitetin tonë, por një pamje për t'u parë," tha departamenti. "Zjarri mori strukturën, por jo kryqin".
Shkaku i zjarrit është ende nën hetim.
Burimi: FOXNEWS | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA