Pagesa e pensioneve fillon më 28 qershor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.06.2022, 19:28

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin qershor të vitit 2022 me obligimin e Fondit për sigurim pensional dhe invaliditor të Maqedonisë së Veriut të dorëzojë të dhënat për pensionet në bankat më së voni më 27 qershor.

Me këto rekomandime, siç informon Qeveria, bankat do t’u sigurojnë pensionistëve që të mund të posedojnë pensionet e qershorit përmes rrjetit të bankomateve dhe ekspoziturat e bankave që nga 28 qershori.

Tërheqja e pensioneve nëpër filialet dhe ekspoziturat e bankave për pensionistët që nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe sipas lartësisë së pensionit – për pensione deri në 11.000 denarë, pagesa do të bëhet të hënën me 28 qershor, për pensionet prej 11.001-14.000 denarë, pagesa do të bëhet më 23 qershor të martën, për pensionet prej 14.001-18.000 denarë, pagesa të bëhet të mërkurën 30 qershor dhe për pensione në vlerë prej mbi 18.001 denarë, pagesa do të kryhet më 1 korrik të vitit 2022.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit