Shqiptari në Itali rreh gruan me rrip dhe shkop bejsbolli, fqinjët njoftojnë policinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.06.2022, 19:11

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka goditur disa herë me rrip dhe shkop bejsbolli partneren e tij. Kanë qenë disa fqinjë që kanë dëgjuar thirrjet e gruas për ndihmë dhe kanë njoftuar policinë. Ngjarja ndodhi natën e së shtunës në një shtëpi në via Andrea Costa, në Bolonja. Kur policia shkoi në shtëpinë e çiftit shqiptar burri nuk deshi t'i linte policët të hynin në shtëpi por policia hyri dhe e arrestoi atë. Ndërkohë gruaja u dërgua në spital për të trajtuar plagët që burri i kishte shkaktuar.

Sipas hetuesve burri e ka goditur gruan me rrip dhe shkop bejsbolli, objekte që policia i gjetu në shtëpi dhe i konfiskoi. Arsyet që shkaktuan sulmin janë të paqarta por sipas asaj që raportoi 33-vjeçarja, nuk ishte hera e parë që partneri i saj e kishte rrahur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit