Interi vazhdon të humbasë “yjet”, Skriniar te PSG për shifrën e majme

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 21.06.2022, 17:01

Interi po tenton të bëjë dhe këtë merkato vere, atë që bëri sezonin e shkuar: të mbushë arkat e klubit. Kështu, mbrojtësi Milan Skriniar është gjithmonë e më larg zikaltërve. Sipas “TuttoMercatoWeb”, PSG i ka ofruar Interit 60 milionë euro për të blerë përfundimisht kartonin e mbrojtësit sllovak.

Italianët duan 70 milionë euro, por francezët mund të arrijnë te shifra e kërkuar nga milanezët vetëm me bonuset e përfshira. Sipas medias italiane, brenda fundjavës çdo gjë do të jetë e kryer, me 27-vjeçarin që pritet të lërë Interin pas 5 sezoneve.

Sllovaku do të bëhet një nga mbrojtësit më të paguar në Ligue 1, me një pagë prej 7 milionë eurosh plus bonuset. Në sezonin që përfundoi, Milan Skriniar u aktivizua në total me fanellën e Interit në Serinë A në 35 ndeshje ku realizoi 3 gola dhe duke mos dhuruar dot asnjë asist për shokët e skuadrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit