Real Madridi merr vendimin për të ardhmen e Vinicius Jr

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 21.06.2022, 13:49

Reali i Madridit po mendon për të ardhmen. Pasi "lau duart" me Mbappe, klubi madrilen po mendon të blindojë një nga yjet e skuadrës. "Los Blancos" dhe sulmuesi brazilian, Vinicius Jr, kanë zgjidhur dhe ngërçin e fundit që po pengonte rinovimin e kontratës së brazilianit.

Palët po diskutonin për kohëzgjatjen e kontratës së re, me klubin madrilen që kërkonte ta mbante lojtarin deri në vitin 2028 dhe me përfaqësuesin e lojtarit që pretendonte për një kohë më të shkurtër mes vitit 2026 dhe 2027.

Siç bën me dije gazeta “Mundo Deportivo”, palët kanë gjetur mirëkuptimin dhe Vinicius pritet të firmosë deri në vitin 2027 me kampionët e Europës. Me kontratën e re Vinicius pritet të ketë një rritje të konsiderueshme të të ardhurave, që mund të arrijnë deri në 10 milionë euro në sezon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit