Aksident i rëndë, 5 persona lëndohen në Skënderaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.06.2022, 11:31

Pesë persona, tre meshkuj dhe dy femra kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 08:27 në fshatin Llaushë, të Skenderajt.

Tutje në raport, bëhet e ditur se të aksidentuarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë e këtij aksident janë lënduar tre persona një mashkull dhe dy femra kosovare, të cilët janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit