Neymar vazhdon të jetë një dëshirë e madhe e Juventusit. Sipas gazetarit italian, Luka Momblano, drejtori i PSG-së, Luis Kampos po ia realizon italianëve këtë ëndërr. Ai i ka ofruar Juventusit mundësinë e transferimit të Nejmarit në formë huazimi.
Edhe pse duket operacion i vështirë, ngelet për t’u parë në vijim se si do të rrjedhin ngjarjet. Raportet jo të mira me yllin tjetër të PSG-së, Mbape, mund ta shtyjnë Neymarin që të mendojë një largim të mundshëm.
Në krahun tjetër, Juventusi ka 2 vjet pa titull dhe dëshiron që sa më parë të rikthehet në majat e futbollit dhe transferimi i Neymarit do të ishte një mundësi ideale për të kapur ritmin.