Sezoni i ri po afron, zbulohen datat kur startojnë kampionatet europiane

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 21.06.2022, 07:07

Me fillimin e muajit gusht startojnë edhe kampionatet elitare të futbollit në Europë. Premier Liga, Serisë A, La Liga dhe Bundesliga presin të ngrenë siparin për startin e sezonit 2022/23. Aktualisht, këto kampionate janë nën ethet e merkatos, në kërkim të përforcimeve të radhëve të tyre me qëllim të rritjes së rivalitetit.

Për shkak edhe të Botërorit që do luhet në dimër, Premier Liga, do të startojë më 5 gusht dhe do të përfundojë më 28 maj. Ndeshja hapëse e këtij edicioni do të jete ajo ndërmjet Kristal Palas dhe Arsenalit. La Liga spanjolle starton më 12 gusht dhe përfundon me 4 qershor të vitit 2023.

Kampionati tjetër që zgjon kureshtje të madhe dhe ofron futboll kualitativ është ai italian Seria A, me Milanin që është kampion në fuqi. Edicioni 2022/23 i Serisë A starton më 13 gusht dhe do të zgjasë deri më 4 qershor 2023. Kalendari i ndeshjeve ende nuk është publikuar ende. Në Gjermani, sezoni i ri starton më 5 gusht dhe përfundon me 27 maj 2023.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit