Joseph: Maqedonia e Veriut bëri gjithçka që mund të kërkohet nga një shtet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.06.2022, 09:21

Profesori në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, Edward P. Joseph,theksoi se Maqedonia e Veriut meriton nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. Joseph tha se Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka çka mund të kërkosh nga një shtet.

“Atë çfarë e thash vitin e kaluar mban ende. Tanë është edhe më e vërtetë, sepse është tradhti ndaj besimit të Maqedonisë së Veriut, plotësisht, sepse Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka çka mund të kërkosh nga një shtet të bëjë”, tha mes tjerash Joseph,në intervistë për tv21.Sipas tij me Marrëveshjen e Prespës ka fituar edhe Maqedonia e Veriut, pasi me këtë u njoh identiteti dhe gjuha maqedonase, që sipas profesorit shkaktoi reagimin e Bullgarisë.

“Greqia bëri lëshime. A e dini ku janë provat? Dëshmia e lëshimeve të bëra nga Greqia, për të cilat fitoi Maqedonia e Veriut, po, do të përdor fjalën “fitoj”, është fakti që Greqia njohu gjuhën maqedonase dhe kombin maqedonas. Bullgaria e pa që Greqia e njeh identitetin maqedonas dhe kjo është dëshmi se Marrëveshja e Prespës ishte e mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit