Policia e Kosovës njofton se sot në pikën kufitare në Vërmicë, në vijën e gjelbër të pjesës së Republikës së Shqipërisë, në drejtim të Kosovës, janë ndaluar 67 shtetas të huaj (refugjat).
Policia thotë se autorietet policore kufitare janë duke bashkëpunuar ngusht në zbulimin e mundshëm të ndonjë personi/personave të cilët mund të kenë qenë duke i kontrabanduar viktimat në fjalë.