Vdes tragjikisht 18-vjeçarja shqiptare

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.06.2022, 14:46

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Gjermani. Si pasojë e një aksidenti automobilistik, një 18-vjeçare shqiptare e Kosovës ka gjetur vdekjen tragjike.

Mësohet se bëhet fjalë për të renë nga Gjakova, Era Grezda. Lajmin e kobshëm e kanë bërë me dije familjarët e të ndjerës në rrjetet sociale.

“Familjare miq, ju njoftojm qe dje ne nje tragjedi me Auto nderroj jete Motra ime Era ,Era ishe e veqant zemra e motres tka dasht motra shume e do te don gjithmone me e Bukura nbote ,u prefsh ne paqe o shpirt i bardh”, shkruan motra e të ndjerës në një postim në Facebook.

Ajo ka ndërruar jetë pasi mjeti me të cilin udhëtonte është përplasur. 18-vjeçarja po kthehej nga një festë bashkë me shoqet e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit