Arrestohet kumanovari, policia i gjen 45 emigrantë në shtëpi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.06.2022, 14:14

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme, respektivisht rreth orës 22:30 ka arrestuar 41-vjeçarin me iniciale U.F. nga Kumanova.

Policia gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Kumanovë ka gjetur 45 emigrantë.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Kumanovë, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur 45 emigrantë, 44 nga Pakistani dhe një nga India”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit