Pas pesë muajsh në koma nderron jetë vëllai i Xhevdet Pozharit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.06.2022, 12:45

33 vjeçari nga Gjakova, Ardonit Pozhari, pas pesë muajsh në koma, ka ndërruar jetë si shkak i një gjakderdhje në tru. Për gjendjen e të riut, ka folur shpesh vëllai i tij, analisti Xhevdet Pozhari, duke treguar rastin dhe gjithçka tjetër.

Në një intervistë, Xhevdet Pozhari ka thënë se Ardoniti ishte shumë mirë shëndetërisht deri në momentin që ka ndodhur rasti. Ai, me lot në sy ka treguar se vëllai do të martohej këtë verë, shkruan “Kosovarja”.

Sot, në Gjakovë bëhet varrimi i 33 vjeçarit, i cili luftoj me vdekje për 5 muaj, por nuk ia doli mbanë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit