Rooney zgjedh më të mirin mes Ronaldos dhe Messit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 19.06.2022, 09:14

Legjenda angleze, Wayne Rooney prej kohësh është shkëputur nga futbolli i luajtur dhe po vazhdon karrierën si trajner. Së fundmi, ish-sulmuesi i United, ka folur në lidhje me dyshen Leo Messi-Cristiano Ronaldo.

Tema se cili mes Messit dhe Ronaldos është më i miri vazhdon të diskutohet. Së fundmi mendimin e tij në lidhje me këtë dyshe e ka dhënë edhe ish-bashkëlojtari i yllit portugez. Sipas Rooneyt, të dy janë shumë të mirë, por Messi është ma i madhi i të gjitha kohërave.

Anglezi tha:

Mendoj se të dy janë ndoshta dy lojtarët më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë këtë lojë. Thjesht mendoj se Messi është, në sytë e mi, më i madhi ndonjëherë.

Ronaldo dhe Rooney kanë qenë dikur bashkëlojtarë, ku së bashku kanë fituar tri Premier Liga dhe një Ligë të Kampionëve. Miqësia e tyre nuk ka qenë dhe aq e fortë, pasi secili synonte të ngrinte lart edhe imazhin personal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit