SKANDALI/ UKT e Veliajt favorizon prej 7 vitesh pa garë të njëjtën kompani “W. CENTER” për blerjen e kimikateve

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.06.2022, 22:07

Një skandal i vërtetë është ky që do t’ju paraqesim në vijim që implikon Ujësjellës kanalizime Tiranë dhe “shefin” e saj Erion Veliaj. Siç dihet ky i fundit është ai nga i cili varet institucioni i UKT. Rezulton se ky institucion prej plot 7 vitesh ka shpallur fituese të tenderit për blerjen e kimikateve të njëjtën kompani të quajtur W. CENTER me seli në Fier dhe në pronësi të shtetasit Bledar Shemaj.

Jo vetëm kaq por rezulton se këto tendera janë fituar pa garë, me negocim të drejtpërdrejtë mes UKT dhe firmës W. CENTER, pra pa i dhënë mundësinë operatorëve të tjerë të interesuar për të garuar. Arsyeja është mjaft e thjeshtë. Sepse nëse në garë do të futeshin edhe kompani të tjera, oferta e tyre do të ishte shumë më konkurruese dhe vështirë se W. CENTER do të kishte mundësi të fitonte në një garë të hapur dhe të ndershme.

Duke qenë se kjo kompani ka fituar për 7 vite rresht tenderin për blerjen e kimikateve për UKT kuptohet qartë se për arsye ende të panjohura është favorizuar ndjeshëm. Dyshohet se UKT ka marrë një dorë të mirë eurosh që të shpallë të njëjtin fitues për 7 vitet e funsit. I takon SPAK të merret më hollësisht me këto tendera që mbajnë erë të rëndë, që natyrisht nuk është erë kimikatesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit