Testi i maturës del në rrjete sociale: Kopjim masiv me telefonë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.06.2022, 11:00

Para pak minutash ka nisur Testi i Maturës.

E edhe këtë vit, ashtu si vitet tjera, problematikë kryesore po është kopjimi me anë të telefonëve, shkruan lajmi.net.

Testet e maturës janë shpërndarë me të madhe në rrjete sociale.

Edhë në “Viber” janë krijuar grupe të veçanta ku maturantët po i dërgojnë me të madhe testet dhe përgjigjet e pyetjeve.

Kjo dëshmon se kontrolli për telefonë lë për të dëshiruar, ani pse përdorimi i tij gjatë provimit është RREPTËSISHT i ndaluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit