Punëtori që vdiq në QKUK është një 45-vjeçar nga Podujeva

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.06.2022, 10:00

Me shpejtësinë më të madhe ambulanca e solli në emergjencën e QKUK-së. Por plagëve që mori në vendin e punës nuk u mbijetoi.

45 vjeçari nga komuna e Podujevës vdiq, pavarësisht 45 minutash përpjekje nga mjekët.

Këtë e konfirmoi mjeku kujdestar i Emergjencës, Agron Çitaku.

Çitaku, gjithashtu, bëri të ditur edhe gjendjen në të cilën u pranua viktima në emergjencë.

Vdekja e 45 vjeçarit nga komuna e Podujevës u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu, nga Emergjenca i thanë televizionit se në vendin e punës është lënduar edhe një 21 vjeçar nga komuna e Mitrovicës. I njëjti është jashtë rrezikut për jetë dhe është duke i marrë trajtimet e nevojshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit